E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi me Metën për “detin”, Gjermeni: Nuk duhet të ketë ndarje politike për çështje të tilla
Lajme

Takimi me Metën për “detin”, Gjermeni: Nuk duhet të ketë ndarje politike për çështje të tilla

Anëtarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, Eglantina Gjermani, ka komentuar takimin me Presidentin Ilir Meta të zhvilluar paraditen e sotme, në kuadër të negociatave me Greqinë për çështjen e detit.

 Në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputetja socialiste tha se është e rëndësishme që të ketë një koordinim të të gjithë institucioneve, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje sa më e mirë.

Duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuse është busull orientimi në këtë proces, Gjermeni tha se për çështje të tilla nuk duhet të ketë ndarje politike.

“Me Presidentin zhvilluam një takim kontstruktiv. Marrëveshja me Greqinë është e rëndësishme për integrimin europian të vendit dhe hapjen e negociatave. Të gjitha institucionet duhet të koordinohen për këtë marrëveshje. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është busull orientimi. Për çështje të tilla nuk duhet të ketë ndarje politike. I gjithë takimi ishte pozitiv. Dhe në tërësi politika e jashtme në Shqipëri gjithmonë ka patur një nivel më europian diskutimi, ndryshe nga debatet e tjera. Ky diskutim duhet parë në interes të vendit dhe sigurisë kombëtare, dhe jo të politizohet”, u shpreh deputetja Gjermeni.

Sakaq, ajo u ndal edhe tek projektligji i ri për strehimin social, duke u shprehur se nga këto programe synohet të dyfishohet numri i përfituesve.

“Duhet impenjim nga të gjitha institucionet në mënyrë që të zbatohet ligji, dhe të japë rezultate”, u shpreh ish-ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni. /BW/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/takimi-me-meten-per-detin-gjermeni-nuk-duhet-te-kete-ndarje-politike-per-ceshtje-te-tilla-506493/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.