E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nipi vrau 17-vjeçarin, flet gjyshi i Devi Lalës: Ju kërkojmë falje, nuk e dimë çka ndodhur
Lajme

Nipi vrau 17-vjeçarin, flet gjyshi i Devi Lalës: Ju kërkojmë falje, nuk e dimë çka ndodhur

Gjyshi i Devi Lalës, autori i vrasjes së 15-vjeçarit Angelo Gjokazaj, i kërkon falje familjes së viktimës. Ai tha për Report Tv se familja e tij nuk ka arkivol përpara, por ndodhet në të njëjtën situatë, sikur fatkeqësia t’u kishte ndodhur atyre.

“I kërkoj falje familjarëve të 15-vjeçarit, Angelo Gjokazaj. Ne nuk kemi arkivol përpara por jemi në të njëjtën situatë. Jemi të pikëlluar”, ka thënë ai.

I pyetur për konfliktet e të rinjve, i moshuari ka thënë se nuk ka ditur gjë, ndërsa i vetmi version për ngjarjen, thotë ai, është ajo që ka dëgjuar në media.

“Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Dimë vetëm atë që kemi parë në TV, që janë grindur për një gjë banale. Pse më pe, pse të pash dhe me pas nipi jonë e ka goditur me thikë”, thotë gjyshi i Devi Lalës, i arrestuar menjëherë pas krimit ku mbeti i vrarë me thikë Angelo Gjokazaj në lagjen Spitallë të Durrësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.