Shirat shkrijnë borën, nis shkarkimi i hidrocentraleve

Reshjet e shiut kanë sjellë shkrirjen e borës në zonat malore të Shqipërisë, ndaj sipas IGJEUM-it, lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin.
Në hidrocentralin e Shkopetit raportohet se kanë nisur shkarkimet.
Niveli i shkarkimeve nga HEC-i për momentin nuk paraqet rrezik përmbytjesh për zonen e Lezhës dhe Kurbinit.
Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



