E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni i njohur ka një këshillë për politikanët: Edi Rama meqë është artist…
Lajme

Biznesmeni i njohur ka një këshillë për politikanët: Edi Rama meqë është artist…

Hetem Ramadani është jo vetëm një nga biznesmenët me të suksesshëm, por edhe një misionar për rëndësinë e meditimit që sipas tij është një mënyrë për të gjetur paqe, thelbi i arritjes së gjithçkaje dhe një shëndeti të mirë.
I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Ramadani u shpreh se meditimi duhet të praktikohet edhe në shkolla, siç ndodh në vende të ndryshme të botës ndërsa Ermali propozoi që të bisedojë me Edi Ramën lidhur me këtë.

“Edi Rama meqë është artist, unë e kisha këshilluar fillimisht në parlament të meditojnë para se të fillojnë të flasin”, tha Hetem Ramadani teksa publiku nisi të qeshte.

“Stresi kolektiv në parlament ka për t’u ulur, truri do ju punojë më mirë dhe gjithë hormonet e stresit ulen”, shpjegoi biznesmeni i njohur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.