Sherr në Mirditë, Ndoji godet me automatik në kokë një 38-vjeçar
Një sherr banal mes dy personave për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.
Mësohet se 29-vjeçari Gjovalin Ndoji, nga Mirdita për motive banale është konfliktuar me A.Ç., 38 vjeç, duke e goditur më qytën e automatikut në kokë dhe më pas ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur arrestimin e 29-vjeçarit, ndërsa ka sekuestruar edhe dy gëzhoja automatiku.
38-vjeçari me iniciale A.C, ka pësuar dëmtime të lehta, i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarjen, pas hetimeve të para, policia sqaron se dosja hetimore do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



