“Identiteti ynë janë historia dhe zakonet, por themelore është ushqimi. Njerëzit po e shohin me një sy më të vëmendshëm, dhe kuzhina shqiptare po zë vend të caktuar. Në Lezhë tashmë restorantet janë një tërheqje e madhe për vizitorët dhe turistët. Gjithçka ka nisur nga një grua që sot mund të konsiderohet pa frikë si pionierja e gastronomisë në Lezhë. “Diella” është një prej restoranteve shumë të njohur që ndodhet në mes të lagunës së Vainit, edhe pse në fakt sot ky restorant qyhet Trendafili Mistik, dhe përbën një prej destinacioneve mjaft të dëshiruar të atyre që e duan ushqimin. Ne na bën të konkurrueshëm zanafilla e kuzhinës në Lezhë e sjellë në një stad tjetër”.

“Diella” vetëm sa e nisi. Restorantet në Lezhë do të merrnin famë pas rikthimit të dy djemve lezhjanë, të cilët kishin emigruar më parë në Itali. Ajo që dukej e pamundur dhe që shumë kush e pa me skepticizëm, është kthyer sot në një tërheqje që vetëm sa e rrit numrin e vizitorëve dhe turistëve në Lezhë. Restorant “Rapsodia” në rrugën drejt Shëngjinit me chef Alfred Markun i dha Lezhës një tjetër këndvështrim në kuzhinë.

Ai jo vetëm që u bëq një restorant i njohur, por kureshtja më e madhe e shumë personaliteteve, trupave diplomatikë dhe emrave të njohur. Jo vetëm kaq, por falë kreativitetit në kuzhinë, Alfred Marku u kthye edhe në një udhërrëfyes për shumë kuzhinierë të tjerë. Rapsodia është një mrekulli e dorës së njeriut dhe mrekullisë që chef Alfred Marku realizon me pjatat e tij.

Megjithësë një zonë mjaft e vogël, në Lezhë nisi lulëzimin e tij një tjetër restorant që sot është kthyer në fjalinë kryesore të atyre që duan të shijojnë një drekë apo darkë. Në mes të fshatit Fishtë, Altin Prenga, realizoi kryevepren e tij që sot bën krenar çdo lezhjanë. “Mrizi i Zanave” është pa frikë konkuruesi kryesor i çdo restoranti në Shqipëri, por jo vetëm. Slogani i tij “Sloë Food” u bë një zgjedhje e shumë turistëve që së fundmi e kanë edhe si destinacionin e tyre të vetëm ndërsa kalojnë në Lezhë. Kroçerat nuk janë më një ëndërr për Shëngjinin, e kjo sepse në fakt ekziston “Mrizi i Zanave”. Mediat më të njohura në botë si RAI, ZDF, BBC e të tjera poshtë tyre e kanë vizituar “Mrizin e Zanave” për të bërë pjesë të dokumentarëve për Shqipërinë dhe zbulimin që vjen prej saj.

Altini dhe Alfredi i kanë dhënë rëndësi produkteve shqiptare. “Shumë produkte të zonës së tyre i kanë transformuar në pjata duke i dhënë vlerë edhe vetë fshatit. Ky është një monent historik i transformimit të Lezhës, e kjo falë njerëzve si Diella, Alfredi e Altini që besojnë e rrezikojnë. Ishte pikërisht pasioni dhe dashuria që secili prej tyre kishte për vendin e tij, që i shtynë të realizojnë ëndrrat e tyre, e që sot në fakt janë ëndrrat e shumë lezhjanëve.

Specialistët pohojnë se oferta e restoranteve dhe agroturizmit në zonën e Lezhës sa vjen dhe rritet. “Ata që menaxhojnë restorantet janë heronjtë e heshtur, që nuk vlerësohen siç duhet”. Në këtë mënyrë kanë lindur edhe të tjerë restorante, që sigurisht sjellin cilësi dhe veçanti në pjatat e tyre. “Oazi” në Fishtë është një tjetër restorant që po zbulohet çdo ditë e më shumë. Nëse vizitorët që e kanë frekuentuar janë rikthyer sepse kanë shijuar gatime të jashtëzakonshme, kjo sepse kuzhinieri i saj Gjovalin Zeka i jep çdo pjate dashurinë e tij, një dashuri që vjen për profesionin që ka ndjekur e nuk e ka zhgënjyer. I vendosur pranë ujëbledhësit të fshatit restorant “Oazi” të mundëson edhe soditjen e natyrës, e kjo përbën një tjëtër tërheqje për vizitorët e turistët. Gjovalin Zeka e ka bërë restorantin pjesë të pandashme të jetës së tij, e vazhdimisht eksploron me pjatat duke ju ofruar të gjithëve produktet e fshatit të tij, por të gatuara në një mënyrë krejt të veçantë.

Nëse vijojmë të flasim për restorantet dhe kulinarinë, ti vazhdon të mbetesh në zadrimë të Lezhës. Mbi kodrën e fshatit Troshan ju mirëpret “Hylli i Dritës”. Dreka apo darka në këtë restorant është një gërshetim mes traditës, produkteve të zonës e pjatave që serviren në mënyrë estetike për të ju dhënë diçka ndryshe. Fatmir Ndoj, është edhe ai një djalosh i ri që i është futur kuzhinës dhe ka bërë menynë e tij. Ferliku, specat në ajkë apo të tjera pjata janë veçori e kuzhinës tek “Hylli i Dritës”, por ndërkohë do të ndjeni lartësinë dhe peisazhin që do të shtrihet para jush. Tashmë për restorantin është ndërtuar edhe një fermë, e kjo në mënyrë që gjithçka të jetë e freskët dhe me shijen e kërkuar. Asnjëherë nuk mund të thuash se i provova të gjitha, ndaj edhe rikthimi sigurisht që është i padiskutueshëm edhe tek ky restorant.

Në vitin 2017, Shqipërinë e vizituan një numër rekord të huash prej 5.1 milionë personash, me një rritje prej 8.1% në krahasim me një vit më parë. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Edhe këtë vit tendenca do të jetë në rritje. Hotelet në zonën e Shëngjinit nisin dhe rezervohen që tani dhe sezoni është zgjatur duke filluar tashmë nga muaji maj dhe duke shkuar deri në tetor. Nordikët, polakët, çekët e të tjerë europianë vazhdojnë të preferojnë pushimet në Shqipëri dhe shumica prej tyre kanë rezervuar fjetjen dhe mëngjesin, dhe pritet të “eskperimentojnë” me kuzhinën vendase.

Kjo nuk është aspak trillim, por interes i shtuar për kuzhinën, ndaj edhe Lezha duhet të tregohet e kujdeshme. Menaxherët e tyre duhet te kthejmë vëmendjen për të tërhequr të huajt, dhe tradita apo gatimet zonale janë interesi i tyre primar. Këtu ka vend për të gjithë, por pikë së pari ofroni cilësi, shërbim dhe sigurisht mos abuzoni me çmimet.