A po shkohet drejt luftës? SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Britania në deklaratë kundër Rusisë
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët mbi sulmin e agjentëve nervor në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se përgjegjësia ruse ishte “shpjegimi i vetëm i besueshëm”.
Ky është sulmi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe e kanë quajtur një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar.
Britania e Madhe ka dëbuar 23 diplomatë rusë në prag të incidentit.
Agjenti nervor është përdorur në helmimin e një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij.
Në deklaratës e përbashkët thuhej: “Është një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo përdorim i tillë nga një shtet palë është një shkelje e qartë e Konventës për Armët Kimike dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, që kërcënon sigurinë e të gjithëve”.
Vendet i kërkuan Rusisë që të “adresojë të gjitha pyetjet që lidhen me sulmin” dhe të japë të gjitha detajet rreth agjentit nervor të përdorur.
“Brengat tona po rriten gjithashtu në sfondin e një modeli të sjelljes së mëparshme të papërgjegjshme ruse. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



