E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Kujdes ku lini makinën, policia nis aksionin. Ja ç’ndodhi me 215 automjete
Lajme

VIDEO/ Kujdes ku lini makinën, policia nis aksionin. Ja ç’ndodhi me 215 automjete

Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo Bashkiake kanë nisur këto ditë zhvendosjen e 215 makinave të braktisura në kryeqytet.

Policia njofton se pas evidentimit të automjeteve që nisur nga gjendja e tyre dyshohet se janë të braktisura prej kohësh nga zotëruesit apo përdoruesit e tyre ose shfrytëzojnë hapësirën publike si treg shitje, si dhe pas njoftimeve të vendosura nga Policia mbi xhamat e këtyre mjeteve, Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka nisur fazën e spostimit të mjeteve që nuk kanë liruar hapësirën apo parkimet e zëna brenda afatit të caktuar nga njoftimet e Policisë.

“Kontrolli i Policisë në lidhje me evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike është shtrirë në të gjithë territorin e kryeqytetit duke vlerësuar edhe ankesat apo informacionet e adresuara nga qytetarët në lidhje me këtë fenomen shqetësues në zonat e banimit të tyre. Në funksion të këtij plani janë evidentuar dhe njoftuar rreth 215 mjete në zona të ndryshme të qytetit”- njofton policia.

Nderkohe qe mesohets e janë spostuar 24 automjete të ndryshme për shkelje të parashikuara në nenin 157 të ligjit nr. 8378 datë 22.07.1998, i ndryshuar, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.

“Policia Rrugore do vijojë punën duke ushtruar kontroll në të gjithë territorin e Tiranës, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve që kanë adresuar shqetësime përsa i përket kompetencave të Policisë Rrugore, si dhe për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë”- ben me dije policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.