E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i kryebashkiakut të PD, reagon Manjani: Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti
Lajme

Arrestimi i kryebashkiakut të PD, reagon Manjani: Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti

Ish-ministri i Drejtësisë nga rradhët e LSI, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut demokrat në Lezhë Fran Frrokaj.

Sipas Manjani kjo valë e fundit arrestimesh që është kryer në vendin tonë po kryhet nga pushteti dhe jo nga shteti.

Në një postin në twitter Manjani thotë se kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit sipa tij nuk ekziston.

“Kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit nuk ekziston!

Edhe sikur argumentet e Policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen POLITIKE dhe të NJËANSHME.

Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti!”, shkruan në Twitter ish-ministri i LSI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.