E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e VERA GRABOCKËS duket identike me nënën e saj
Publik News

Vajza e VERA GRABOCKËS duket identike me nënën e saj

Linda Flloko, vajza e vetme e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës ndonëse gjithnjë ka zgjedhur të rrijë larg vëmendjes mediatike dhe ekranit, duket se e ka patur të pamundur.
Dhe shkak për këtë bëhet bukuria e saj. Linda, e cila prej vitesh jeton në Los Angeles, California duket se ka marrë tiparet më të bukura të çiftit të famshëm.Mollëzat e kërcyra, hunda perfekte dhe ëmbëlsia e tipareve të bëjnë të mos i heqësh dot sytë për minuta me radhë.

Në fotot e publikuara së fundmi nga grimierja e njohur Lili Ismaili, ajo duket identike me nënën e saj.

Siç duket, Linda ka të njëjtin qëndrim, të njëjtën hijëshi dhe të njëjtin stil me producenten, e cila gjithashtu është shquar gjithnje për fizikun dhe ‘rininë e përjetshme’.

Vajza e aktorit të madh, është nënë e dy djemve nga martesa e saj me bashkëshortin e saj izraelit Ilan Gorodez.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.