Kopilët e politikës shqiptare

Sot jemi në Vitin 2018 e Sarkozy po hetohet për financimet të paligjshme të vitit 2007, kur u zgjodh President. A mund të mendosh në Shqipëri të hetosh, Fotos Nanon, Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën apo Lulzim Bashën e shumë zara të tjerë poshtë tyre për allishverishet e shumëllojshme të panumërta të tyre?!
Kjo është pyetja, pergjigjia e munguar e së cilës është përgjigjja e vetë faktit pse ne nuk jemi e nuk kemi një shtet serioz, ligjor, demokratik dhe i barabartë në vlera, sepse dikush është i privilegjuar ose (kopil ndaj ligjit) që i ikën atij, që i fshihet atij, që e përçmon dhe fyen atë. Sigurisht kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, në një vend ku Presidenti, Kryeministri etj ruhen ende me super-eskorta jo për rëndësinë e posteve të shtetit, por për t’i dhënë rëndësi vetes së tyre dhe pushtetit.
Për ta bllokohen rrugë e eksitohen turma, ndërsa ligji ndaj tyre është impotent! Bota e qytetëruar dhe demokratike i ka rrëzuar mitet. Për ta nuk ka të paprekshëm, i paprekshëm është atje është vetëm ligji. Në Shqipëri është e kundërta, i prekshëm është ligji, por jo individi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



