E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pacolli i bën thirrje Greqisë ta njohë Kosovën
Lajme

Pacolli i bën thirrje Greqisë ta njohë Kosovën

Ministri I Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka shfrytëzuar përvjetorin e pavarsisë së Greqisë, që ti bëjë thirrje këtij shteti ta njohë Kosovën.
Sipas tij, Greqia nuk ka asnjë arsye që të mos e njohë Kosovën.

Madje thotë se ky shtet ka qenë dëshmitarë I të gjitha zhvillimeve politike në Ksoovë, prandaj duhet edhe ta bëjë hapin e parë.

“Sot, Greqia po feston përvjetorin e 197-të të Pavarësisë.

Popullit grek dhe përfaqësuesve të Institucioneve i dëshiroj urimet më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie:, ka shkruar Pacolli në Facebookun e tij.

Sipas tij, Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demoratike dhe kanë orientim të qartë Euro-Atlantik.

“Thërras Institucionet e këtij vendi, që të reflektojnë edhe njëherë dhe ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran. Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën. Ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon dhe rrotën e historisë nuk mund ta kthejë askush mbrapa. Greqia duhet ta bëj hapin e parë të njohjes nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.