E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Varoufakis prezanton partinë e tij dhe flet për shqiptarët
Bota

Varoufakis prezanton partinë e tij dhe flet për shqiptarët

Varoufakis prezanton partinë e tij dhe flet për shqiptarët: Të gatshëm për Shqipërinë e Madhe
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 26.03.2018,
I larguar nga qeveria e Tsipras vetëm pak muaj pas marrjes së pushtetit, ish-ministri grek i Financave, Janis Varoufakis, ka prezantuar mesditën e sotme partinë e tij të re MeRA23, pjesë e lëvizjes europiane DiEM 25 (Democracy in Europe Movement 2025 – Lëvizja për Demokraci në Evropë 2025).
Në fjalën e tij prezantuese Varoufakis tha se greqia është duke u përballur me rrezikun më të keq që pas luftës civile, duke iu nënshtruar falimentimit të shtetit, bankave, familjeve dhe bizneseve.

Ristrukturimi i borxhit publik të Greqisë, reduktimi i guximshëm i koeficienteve tatimorë, krijimi një sistemi publik jobankar për pagesat dhe transformimi i fondit të privatizimeve në një bankë zhvillimi.

Profesori kontraversal i ekonomisë, iu referua edhe çështjeve të politikës së jashtme dhe gjegjësisht negociatave që Athina po zhvillon me Shkupin për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Varoufakis u shpreh në favor të një emri të përbërë, duke theksuar se kjo i intereson Greqisë. Por ai shtoi se rreziku më i madh nga vendi fqinj nuk vjen prej demonstratave për Aleksandrin e Madh, por nga përçarja.

Ndërsa, nuk harroi të përmendte edhe shqiptarët e Maqedonisë:

Në Tetovë ndodhen shqiptarë të armatosur, të gatshëm që të shpërbëjnë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në emër të Shqipërisë së Madhe”. Ky zhvillim “do të jetë një kërcënim për interesat tona kombëtare.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.