Veliaj po ndot Tiranën duke pastruar paratë e Tahirit dhe Ramës
Në një shënim të portalit Syri.net vihet theksi se tashmë jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria është një pronë me një zot të vetëm dhe ai ka një emër Edi Rama.
Lexoni te plote shkrimin
Pastrimi i parave dhe ndotja e qytetit. Veliaj si zgjatim i Tahirit, Rama në mes
Tirana është sot de fakto një pronë e Edi Ramës i cili si Zot i pashpalluar i saj ka vendosur ta trajtojë pronën publike si mall pa të zot.
Sulmi agresiv i radhës me kullat nga Edi Rama do të jetë zyrtarisht terreni rreth Teatrit Kombëtar, objekt historik i cili nga pjesë e ansamblit arkitektonik të kryeqytetit do të marrë formën e “papijonit” në krye të 6 kullave që do t’i mveshen nga mbrapa.
Sot, gjithnjë e më shumë po ravijëzohet qartë fakti se i njëjti që kanabizoi vendin në 2016 duke përdorur zellin e Saimir Tahirit për të bërë “ç’të dojë shefi”, edhe Erion Veliaj njësoj i është nënshtuar, po të njëjtit shef që me paret e hashashit t’i japë goditjen përfundimtare pronës publike në kryeqytet.
Arkitektit i së keqes është vetëm 1, Edi Rama. Asqerët janë të ndryshëm. Dje ishte Tahirit, sot është Veliajt. Sot nuk ka asnjë dyshim se projekti “zemërmirë” i Edi Ramës për ti lejuar shqiptarët të hanin një copë bukë qoftë edhe duke mbjellur hashash, nuk ishte një lajthitje e kryeministrit që i qan zemra për popullin, por një “largëpamësi” e atij që lakminë për pasuri e ka si të vetmin program qeveritar që vetë e udhëheq.
Efektet katastrofale të hashashishizimit të vendit i kemi të pranishme edhe sot e gjithë ditën, dhe me shumë gjasë ato do të vijojnë t’ia identifikojnë vulën e zezë Shqipërisë edhe për disa vite.
Por betonizimi i Tiranës, është një e keqe sa vetë jeta. Njëri problem është përdorimi i parasë së hashashit për ndërtimin e tyre. Tirana tashmë nuk është më thjesht lavatriçja e parave të pista të boseve të drogës.
Kryeqyteti i Shqipërisë është bërë tharësja e milionave euro të Edi Ramës që përmes një mekanizmi mafioz siç është ai i injektimit të parasë në ndërtim dhe fshehjes së tyre njëherë e përgjithmonë nga drejtësia.
Pra sa më shumë pastrohen paratë e Edi Ramës, aq më shumë ndotet Tirana dhe Shqipëria. Sa më shumë ushqehet grykësia e kryeministit të shqiptarëve, aq më shumë shtrëngohet rripi i shqiptarëve të kryeministrit.
Është e vështirë ta shpjegosh për publikun sot se çfarë përbëjnë në vetvete aktet e Edi Ramës me hashashizimin e vendit dje, dhe me murosjen e pasurisë publike sot.
Vetëm se edhe njëherë fjalët e Ed Shalësit se “ne nuk do të vjedhim si ata” rezulton qartazi që si “ky”, pra Edi Rama nuk ka vjedhur askush deri më sot./Syri.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



