XHAFAJ I JEP POSTIN E RËNDËSISHËM ISH-GJYQTARIT
Agim Hysi, ish-gjyqtari merr postin e rëndësishëm në institucionin e ministrisë së Brendshme.
Ish-gjyqtari komandohet drejtor për ankesat në ministri, dhe për të gjitha çështjet e brendshme. Kujtojmë se, Agim Hysi ka patur postin e zv/drejtorit të SHBÇA, dhe ka ushtruar profesionin e gjyqtarit në Vlorë dhe Gjirokastër.
Kush eshte Agim Hysi:
Agim Hysi u lind më datë 8 Qershor 1957 në qytetin e Vlorës dhe eshtë diplomuar “JURIST” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës viti 1984-1988. Ai ka një karriere të gjatë në fushën e Drejtësisë dhe Avokatisë.
1980 – 1984 Kryesekretar gjyqësor i Gjykatës së Rrethit Vlorë,
1988 – 1996 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
1996 – 1998 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
1998 – 2002 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
1995 Anëtar i Shoqatës se Juristeve IBM me qendër në Londër.
1996 Anëtar i Konferencës Evropiane Mbi të drejtat e fëmijëve (Bruksel 1996 e vijim).
1996 Anëtar aktiv i shoqatës “Epoch Worldwide” me qendër në Londër.
1997-2002 Ekspert, anëtar i Komitetit të eksperteve të përzgjedhur për problemet e pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar, pranë Këshillit të Evropës Strasburg. Pjesëmarrje e rregullt në mbledhjet e këtij Komiteti që nga viti 1998.
2001 Kandidat i Republikës së Shqipërisë si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
2002 Kandidat i Republikës së Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës Internacionale Kundër Krimeve të Njerëzimit, Hagë .
2004-2013 Anëtar i komisionit të provimit të avokatëve
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009.
2002 – 2011 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.
2011 – 2012 Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë
2012 – 2013 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë
2014 – 2017 Avokat Shteti – Drejtues i Zyrës së Përfaqësimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
2017 -2018 Zv. Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
2018 – në vazhdim Drejtor i përgjithshëm (i komanduar) i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
Ka një sër kualifikimesh,pjesmarrje në veprimtari studimore shkencore ,botime dhe studime.
Kualifikime :
1980 – 1981 Kurs një vjeçar i gjuhës angleze, pranë Fakultetit Histori Filologji Universiteti i Tiranës,
1993 Specializim pasuniversitar në fushën e të drejtës angleze pranë “London University”,
1998 Kualifikim për të drejtën penale pranë Magjistraturës italiane,
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Nëntor 2009
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



