Berisha – Alket Hysenit: Shko zgjidhe vetë qelinë, se atje do të shkosh!
Deputeti socialist Alket Hyseni është shigjetuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha kur nuk e priste, pasi ky i fundit ka ndërprerë befas fjalën në foltore tek fliste për pasurinë e çiftt Rama dhe i ka drejtuar gishtin Hysenit, të ulur në sallë.
Ja momenti:
Berisha: Krahasoni ju pak pasurinë e gjykatësit me “pallatin në pajë” të Linda Ramës, që nuk ka një faturë të vetme bankare?!
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i bie ziles për të kujtuar se mbaroi koha.
Berisha: Kam dhe kohën e përgjigjes, se dy vetë më përmendën dhe unë nuk dola. Dakord, koha mbaroi, por kam kohën e përgjigjes. Ti, sa herë përmendet kjo familja kryeministrore dhe kryeministri, më thua mbaron koha.
Ruçi: Po mbaron dhe pa mua ajo, z.Berisha!
Berisha: Lë të rrinë këtu që të mos mbarojë! Ikën ai, ia mbath! Nuk rri këtu.
Ruçi: Vazhdo, se të mbaron dhe koha tjetër, edhe dyminutëshi.
Berisha: Krahasoni ju gjykatësin me një apartament të falur nga e motra – dakord, të hetohet – me katër apartamente nga madam Rama, e cila ka drejtuar në bashkëpronësi vetëm një fondacion jofitimprurës?! U fol për 100 mijë euro dhuratë! Kaq ka ajo një dhuratë të deklaruar bashkë me motrën! Lexoni pak: “Bashkë me motrën”! Pra, me këto standarde…Le të marrim pak kryebashkiakët. Kryebashkiaku i Rrogozhinës, 10 ha a më shumë, ndiqet në gjendje të lirë. Nuk kam asnjë kundërshtim. Për ndjekje, absolutisht!
Alket, edhe ti duhet të ndiqesh, por kur të vijë koha. Po, po! Do të vijë koha ty. Sot ty të mbron Rama, po nesër do të të vijë koha.
(Hyseni i flet nga vendi)
Berisha: Mirë, vazhdo, po do të të vijë koha! Elvis Roshi, ndërton me Olsi Ramën në tokën e vjedhur. Frroku mbahet në arrest shtëpie mos të komunikojë me njeri. Me zbatime të njëanshme.
Ti ( i drejtohet Hysenit) e di ç’ke ti?! Shko zgjidhe vetë më mirë qelinë. Zgjidhe qelinë, se në fakt do të shkosh! Ta them se do të shkosh. Të them zgjidh qelinë, se hajdut tokash si ti përveç Ramës…”- përfundoi Berisa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



