E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për moszbatimin e marrëveshjeve, Daçiq ia lë fajin Brukselit
Lajme

Për moszbatimin e marrëveshjeve, Daçiq ia lë fajin Brukselit

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk ka indikacione se Serbia njeh pavarësinë e Kosovës dhe e lejon atë të marrë një vend në OKB.

Daçiq për ‘TV Pink’, ka theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi e cila do t’i eliminonte konfliktet.

“Ne nuk jemi të interesuar për ta përkeqësuar situatën, por të jemi të qetë dhe të zbatojmë marrëveshjet e Brukselit”, është shprehur ministri serb dhe iu ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të deklarohen nëse e dëshirojnë Serbinë si një partner ose si një ‘peng i keq’ i marrëdhënieve, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se do të presin deri më 20 prill për të parë se a do t’i përmbush Prishtina detyrimet e marrëveshjes se Brukselit për Asociacionin e komunave serbe. “Nëse marrëveshja nuk përmbushet, Serbia do të vendosë se si do të veprojë tutje”.

Ndërkohë, arrestimin e Marko Gjuriqit në Prishtinë, Daçiq e ka krahasuar me Pablo Eskobarin (diller droge).

“Unë mendoj se Pablo Eskobar kishte trajtim më të mirë gjatë arrestimit, ai nuk u lëndua. Gjuriq nuk është një kriminel që ka shkelur ligjin, kjo mund të bëhej ndryshe”, ka deklaruar Daçiq.

Sipas tij, faji i BE-së është i madh, pasi Bashkimi Evropian garantonte realizimin e gjithçkaje të rënë dakord në Bruksel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.