E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish i burgosuri Jaka, fyen kuksianet/ Rama i jep koncesionin e ushqimeve të spitaleve dhe kopshteve
Lajme

Ish i burgosuri Jaka, fyen kuksianet/ Rama i jep koncesionin e ushqimeve të spitaleve dhe kopshteve

Ish-i burgosuri për korrupsion Nikolin Jaka që ka kapur edhe Dhomën e Tregtisë ka dalë sot kundër protestuesve duke i ofenduar ata me të njëjtën gjuhë që flet edhe Rama. Po kush është ky njeri?

Ky është as më shumë dhe as më pak por një nga ortakët kryesorë të këtij regjimi oligarkik. Rama i ka dhënë atij koncesionin e ushqimit në QSUT, kopshte dhe çerdhe. Ai është njeriu me të cilin Rama lejet e ndërtimit në Tiranë për të paktën dy kulla nga 40 kate. Është ky njeri që për shkak të kësaj ortakërie me Ramën ka sulmuar sot protestuesit.

LEXO EDHE:

Reagon biznesmeni Lutfi Meçka: Protestat paqësore, larg dhunës

Deklarata e tij sot janë paniku që ka kapur jo më vetëm Ramën, por oligarkinë që po varfëron shqiptarët. Ata po e kuptojnë se fundi i Ramës është edhe fundi i regjimit të oligarkëve që po varfëron shqiptarët përmes rritjes së taksave që shkojnë për koncesionet që përfundojnë në xhepat e Ramës dhe këtyre oligarkëve. Është kohë për tu ngritur kundër këtij regjimi dhe për ti rrëzuar të gjithë së bashku.

Çfarë deklaroi sot ish-i burgosuri në krye të Dhomës së Tregtisë

Etiketimeve të Edi Ramës që i quajti qytetarët e Kukësit “vandalë” iu bashkuan biznesmenë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit që dolën në mbrojtje të dy kompanive private që kanë përfituar konçensionin e Rrugës së Kombit dhe që vjelin taksën prej 10 eurosh. Në konferencë ra në sy se gjuha e biznesmenëve ishte e njëjta me atë që përdori kryeministri Edi Rama duke e konsideruar protestën e qytetarëve të Kukësit si një “akt vandal”.

Ishte Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka që u shpreh se dënon çdo akt vandal ndaj pronës, duke iu referuar protestës së kuksianëve.

“Sot ne si Forum, dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne duhet ta neglizhojmë këtë fakt, secili prej nesh duhet ta braktisi këtë vend” u shpreh Jaka.

Për më tepër, Jaka u shfaq i shqetësuar për retorikën që përdoret për biznesmenët që fitojnë konçensione dhe që quhen oligarkë. “Nuk ka oligarkë në Shqipëri, ka vetëm sipërmarrës. Të gjithë mediat botërore kanë dhënë lajmin për djegien e një prone të një biznesi. Çfarë mesazhi i japim sipërmarrjeve të huaja? Nuk duhet të krijojmë akuza të paqena që krijojnë panik te sipërmarrja”.

Një tjetër biznesmen, Luan Bregasi, kryetar i Biznes Albania shkoi më tej kur tha se “E ardhmja e këtij vendi janë koncensionet” dhe se mundësitë për ta ulur tarifën në Rrugën e Kombit janë zero.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.