Edhe Deputetja e PS e pranon publikisht: Taksa për rrugën e Kombit, e pa përballueshme
Janë të paktë zërat nga radhët e PS-së që kanë pranuar publikisht se taksa për rrugën e Kombit është shumë e lartë.
Një ndër ta është edhe deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati, i cili ka pranuar se taksa e vendosur për të kaluar në rrugën e Kombit, është e papërballueshme nga qytetarët.
Deklaratën e bëri teksa po replikonte me kreun e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut.
Bashkim Shehu: Lëre deputeten, ju si qytetare jeni dakord që një qytetar i Shqipërisë e ka sot gjendjen ekonomike të paguaj 600 lekë për një kalim?
Ferhati: Jam shumë dakord që nuk i ka mundësitë. Por janë parashikuar lehtësuar për qytetarët. Por kontrata parashikon lehtësira dhe janë ato para që kocensionari ua jep juve që ju të ulni këto probleme.
Për taksën që varion nga 5 euro deri në 44 euro, qindra qytetarë dolën në protestë ditën e shtunë, protestë kjo që degjeneroi në përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve.
Në irritim e sipër, protestuesit shkatërruan dhe më pas i vunë flakën kabinës ku janë të vendosura makineritë e koncensionarit për pagesën e taksës.
Pas protestës, policia në orët e para të së dielës, vuri në pranga 23 protestues, ndërsa janë në kërkim edhe 13 të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



