Vijon shkelja e ligjit/ Masa e sigurisë për 23 kuksianët e arrestuar do jepet në Tiranë
Seanca nis nesër në orën 9:00. Në një njoftim zyrtar për mediat, Prokuroria njoftoi se hetimet u nisën nga organi i akuzës në Kukës.
Protestuesit u arrestuan në Kukës, të akuzuar se kanë shkelur ligjin po në Kukës. Në kundërshtim me ligjin ata u transferuan në Tiranë, ndërkohë që prokuroria e Kukësit ka ngritur akuzat.
Rrjedhimisht Gjykata e Kukësit duhej të ishte shprehur lidhur me vendimin për masën e sigurisë. Nuk dihet sepse kjo gjykatë ka vendosur që seanca të zhvillohet në Tiranë, përsa kohë asnjë prej të arrestuarve nuk ndodhet në kushte spitalore, pra në kushtet e pamundësisë për të qenë prezent në seancën gjyqësore që mund të zhvillohet në Kukës.
Një aksion për arrestimin e 23 personave u zhvillua natën pas protestës në Kukës. Gjatë paradites, personat e ndaluar u transportuan nga policia në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku edhe mbahen aktualisht.
Protesta janë zhvilluar si para komisariatit të Kukësit ashtu edhe para DVPT, nga të afërm të personave të arrestuar, deputetë dh qytetarë, të cilët kërkuan lirimin e personave të arrestuar, duke i cilësuar arrestimet “të jashtëligjshme”.
Akuzat që janë ngritur ndaj personave të arrestuar janë “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150, 151 e 236/2 të Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



