E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sondazhi/ PS në alarm, në pikën më të ulët në 25 vite
Lajme

Sondazhi/ PS në alarm, në pikën më të ulët në 25 vite

Ka një alarm të pashpallur në Partinë Socialiste. Kryeministri në fushatë është fiksuar keqas mbas sondazheve dhe ka angazhuar më shumë se tre grupe të ndryshme, “ekspertë” të sondazheve zgjedhore.

Kjo sepse, sipas burimeve të 360grade.al, një sondazh e para pak ditëve ka prodhuar një rezultat që e ka tronditur, kryetarin e PS, sepse pikët e grumbulluar nga PS dhe nga ai personalisht, janë më të ulëtat e të gjitha kohëve dhe janë shumë larg pikësynimeve të tija përfundimtare.

Një media online  e zotëron këtë sondazh të fshehtë, por nuk boton dot të dhënat sepse, stafi i kryeministrit mund të mbërrijë te burimi ynë konfidencial.

Kryeministri ka porositur ndërkohë edhe tre sondazhe të tjera dhe është vërsulur në fushatë, duke e personalizuar përsëri atë, me qëllim që të ndryshojë trendin negativ të pasqyruar në sondazhin më të fundit.

Gjëja që bie më shumë në sy, është besueshmëria e premtimeve dhe e personit Rama, si një kryeministër që kërkon një mandat të dytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.