Presidenti Meta takim me zv. Kryeministrin e Kosovës: Diskutime për Rrugën e Kombit…
Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me zv. Kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, ku janë shkëmbyer mendime për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.
“Ndamë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë.
Mirëmbajtja dhe rritja e standarteve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, shkruan Meta në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



