E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MOTI/ E shtunë 7 prill 2018: Fundjavë me diell!
Lajme

MOTI/ E shtunë 7 prill 2018: Fundjavë me diell!

Temperaturat do të arrijnë në… (FOTO)

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë territorin shqiptar. Pas mesditës, pritet fuqizim i vranësirave duke sjellë shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe Juglindore.

Orët e mbrëmjes ri-sjellin kthjellimet në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell një rritje me 2°C të vlerave termike, në pjesën më të madhe të vendit.

Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 – 3 ballë.

Europa

Gadishulli Iberik dhe brigjet Perëndimore të Europës përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe shirash.

Po ashtu, pjesërisht Europa Juglindore paraqitet me vranësira dhe shira të izoluara. Por vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të Europës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.