E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupet kriminale dhe droga/ Sërisht ndryshime në Policinë e Shtetit, ja kush pritet të largohet…
Lajme

Grupet kriminale dhe droga/ Sërisht ndryshime në Policinë e Shtetit, ja kush pritet të largohet…

Policia e Tiranës prej më shumë se 3 muajsh është angazhuar në një aksion për goditjen e trafikantëve të drogave në blloqet e pallateve, në afërsi të shkollave, lokaleve të natës, si dhe parqeve publike.

Pjesë e këtij operacioni ka qenë dhe i arrestuarit në operacionin “Fresku”, 25-vjeçari me precedent penal, Ermal Dashi.

Ky i fundit është kapur me 70 doza kokainë, të cilat i kishte për klient të ndryshëm kundrejt vlerave 80-100 euro për gram në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, në Tiranë. Ky shtetas është ndalur në Rrugën e Dibrës, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe kokaina e bërë gati për treg.

Çfarë ndodh aktualisht me luftën ndaj drogës në Tiranë?

Report Tv ka mësuar se rezultatet e këtyre operacioneve do të jenë pjesë dhe e riorganizimeve në disa komisariate të Tiranës dhe strukturave antidrogë. Këto struktura pritet që të kenë ndryshime, të cilat lidhen nga shefat e komisariateve e deri te strukturat antidrogë dhe specialistët e zonave që do të etiketohen polici i komunitetit.

Komisariatet më të prekura, ku në territoret e tyre trafikohen dhe tregtohet lëndë narkotike nga kanabis, heroina dhe kokaina janë komisariati numër dy, që përfshin dhe zonën më të populluar me lokalet e natës në Tiranë.

Ndjekur më pas nga komisariatet numër 1, 3, 4, në territorin e të cilëve janë identifikuar shumë vatra të shpërndarjes dhe tregtimit të narkotikëve. Por rezultatet në goditjen e këtij fenomeni mësohet se kanë qenë të ulëta, pasi masivisht janë ndaluar konsumatorë dhe shpërndarjes me doza të vogla narkotikësh dhe jo trafikantë apo bosët e tyre.

Burime nga Policia e Shtetit sqaruan se komisariatet 5 dhe 6, të cilat përfshijnë zonën e Kamzës dhe Kombinatit, paçka se kanë një numër më të madh popullsie kanë dhe numrin më të pakët të shpërndarësve të drogës në këto zona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.