‘Shpërthimi’ i Vasilit/ Rama urren popullin e tij, jabanxhi i lig …
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka shpërthyer në akuza ndaj Kryeinistrit Edi Rama, duke e cilësuar mish i huaj për Shqipërinë. Vasili shkruan në rrjetin social se ai që urren popullin e tij nuk e meriton Shqipërinë për atdhe.
“Kryeministër shkollepak dhe i lig që urren popullin e tij nuk e meriton Shqipërinë për atdhe
Kryeministri, qe krahason popullin me organet e mashkullit është është një jabanxhi i lig në tokën dhe popullin që nuk i përket.
Kryeministri pa popull, pa atdhe, pa fe dhe antifamilje është mish i huaj në Shqipërinë tonë të varfër por fisnike,atdhedashëse, solidare mes vetes dhe shembull i familjes së fortë.
Shkollëpakësia dhe ligësia sëbashku pjellin vetëm idiotësi kryeministrore”, shkruan Vasili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



