E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk durova, më futi duart dhe…”/ Kush është SHQIPTARI që masakroi me thikë PENSIONISTIN italian se e ngacmoi seksualisht
Lajme

“Nuk durova, më futi duart dhe…”/ Kush është SHQIPTARI që masakroi me thikë PENSIONISTIN italian se e ngacmoi seksualisht

Një i ri shqiptar në Itali është dënuar me 5 vite dhe 4 muaj burg, pasi është shpallur fajtor për plagosjen e një pensionisti një vit më parë. MARSEL SELKO 23 vjeç tha para trupit gjykues se e kishte qëlluar me thikë dhe grushte 87-vjeçarin në banesën e tij në Montecatini, pasi ai e kishte ngacmuar seksualisht.

“Ai e bëri atë propozim dhe unë u çmenda. E godita me thikë, dy herë, pastaj me grushte në fytyrë. Mua kurrë nuk më kishte ndodhur diçka e tillë”- tha i riu shqiptar.

Avokatja e tij mbrojtjes Laura Bertinotti kishte kërkuar lirimin duke thënë se i riu shqiptar e sulmoi pensionistin në kushtet legjitime të vetëmbrojtjes.

NGJARJA:
Marsel Selko jetonte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ponte Buggianese. Atë pasdite pesë muaj më parë, menjëherë pasi u arrestua ai tregoi se kishte dhunuar të moshuarin pas ngacmimeve seksuale që i kishte bërë. Ai e kishte njohur të moshuarin në afërsi të një stacioni autobusi.

Pas bisedës, pensionisti italian i kishte shprehur dëshirën t’i bënte shoqëri pasi ishte i vetëm. Shkëmbyen dhe numrat e telefonit dhe u ndanë. Marsel Selko ishte shprehur i gatshëm ta ndihmonte kur të kishte ai nevojë.

Ditën tjetër 87-vjeçari e kishte ftuar në shtëpi për kafe. Aty në kuzhinë ai kishte kërkuar më shumë nga i riu shqiptar, madje dhe duke e prekur. Në ato momente Marsel Selko nuk kishte duruar më dhe kishte sulmuar të moshuarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.