E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina shkatërrohet plotësisht, shqiptari dhe 2 italianët shpëtojnë për mrekulli
Lajme

Makina shkatërrohet plotësisht, shqiptari dhe 2 italianët shpëtojnë për mrekulli

Një shqiptar dhe dy italianë kanë shpëtuar mrekullisht nga një aksident i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Itali.

Teksa shqiptari dhe dy italianë po udhëtonin me makinën e tyre tip ‘Ford Fiesta” në Torino, ajo doli nga rruga duke përfunduar në një fushë, ku u ndal rreth 100 metra më tutje.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, të cilët kanë publikuar edhe fotot e makinës, duket se të rinjtë të moshave 22, 24 dhe 25 vjeç kanë qenë me fat, pasi makina e tyre është shkatërruar plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, si dhe zjarrfikëset, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e të rinjve nga makina dhe dërgimin e tyre në spital.

Deri tani, raportohet se ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /GazetaExpress/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.