Deputetit socialdemokrat,Tom Doshi i ndalohet hyrja në SHBA
Pas ndalimit të hyrjes në Shqipëri për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të mos lejojë as ish-deputetin socialist Tom Doshin dhe familjen e tij të hyjë në SHBA.
Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa thuhet se kjo masë është marrë për shkak të përfshirjes së tij në raste madhore korrupsioni. Ky ndalim është i dyti në rang zyrtarësh apo ish-zyrtarësh nga Shqipëria, pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



