E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi: Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, Berisha s’ka guxuar kurrë të…
Publik News

Patozi: Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, Berisha s’ka guxuar kurrë të…

“Lulzim Basha është në një pikë kritike të karrierës së tij ku nuk bën dot as sikur”.

Kështu u shpreh sot ish deputeti i PD Astrit Patozi ne studion e emisionit “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, ku foli per statutin e ri te PD.

Ajo që pashë në statut ishin disa koncepte bazë që i kanë të gjitha statuteet e botës, dhe s’kishte asgjë të re, për të mos thënë që kishte një moment kur sanksionet ndaj atyre që kishin një mendim alternativ ishin më të forta se ato që kanë aktualisht.

Atë statut e konsideroj kalcifikim të pengmarrjes së PD, po përdoret si artificë për të krijuar iluzionin se PD po bën një përpjekje reflekutese pas një peiudhe të gjatë regresi, tentohet t’i serviret një psedoreflektim që nuk po ndodh.

Si zgjidhet kush është garancia që nëse ky statut shkelet si i pari, se ne kemi një stautt shumë të mirë, por askush se pengoi ztoin Basha të kishte zgjidhje personale, marreveshje dhe liste personale.

Edhe ky statut te ishte me i miri, sikur të ishte më i miri do ishte të prisje 3 vjet Bashën për ta zbatuar, sprova do ishte a do e zbatojë pas 3 vjetësh pa asnjë garanci. Anëtarëve të PD se kanë me kaq nge sa të presin edhe 3 vjet Bashën që ta katranosi edhe më keq PD”.

Duke folur për ish liderin e PD, Sali Berisha, Patozi tha:

“Berisha edhe pse ka qenë lider autoritet, me një autoritet të gjithëpranuar, që garantonte një demokraci të brendshme me një stabilitet të garantuar. Basha s’është fare i gjithëpranuar, s’ka qenë kurrë, unë se akuzoj se ka shkelur rregullat e brendshme demokratike, por e akuzoj publikisht për prishjen e normave më elementare që garantojnë një organizatë politike të qëndrojë e bashkuar, gjë që Berisha s’ka guxuar kurrë ta bëjë. Mund të bëje karrierë nëse nuk donte Berisha? Ka pasur në qeverinë e tij dhe kryesi mund të kishte personazhe që s’i kishte qejf fare, por…me të gjitha të mirat e të këqijat e tij s’ka guxuar kurrë të godasë nervin e PD e të prishë ekuilibrat”.

Sipas tij, “pse s’guxon të na ftojë të kthehemi ne Lulzim Basha? Ne Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, s’kemi pasur debat ne dhe nuk ka lidhje me emra konkrete. Vetem frikacaku te vret naten se nje burre i forte dhe trim te therret e te thote s’do jesh, eshte problem mentaliteti.

I pyetur nga analisti Fatos Lubonja, nese eshte dakort me disa zera brenda PD qe kerkojne rikthimin e Berishes ne krye te partise, Patozi u shpreh:

“E para se i zoti i punes nuk eshte dakort, e dyta, nese ndodh do ishte një lloj konfirmimi i kësaj që ne po themi që ky s’është lider, gjë që Berisha s’është i prirur ta bëjë dhe e treta, s’besoj se rikthimi i Berishës apo kujtdo tjetër, edhe pa 5 apo 10 vitesh, është kundër kohës, kundër dialektikës. Tregon që kjo forcë politike qenka e varur e gjitha nga vullneti, humori apo përgjegjësia e një njeriu dhe une kete nuk e pranoj”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.