E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VETTINGU/ KPK drejt shkarkimit të Prokurores së Shkodrës. Ja pasuritë me probleme të saj
Lajme

VETTINGU/ KPK drejt shkarkimit të Prokurores së Shkodrës. Ja pasuritë me probleme të saj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mund te shkarkoje nga detyra Prokuroren e Shkodres, Besa Nikehasani per shkak te probleme te saj me deklarimin e pasurise.

Figura e Prokurores u mor ne shqyrtim me perparesi per shkak se ajo kandidon per ne Keshillin e Larte te Prokurorise. Vendimi per Nikehasanin do te jepet diten e enjte.

 

SEANCA

Sipas relacionit te pergatitur nga KPK lidhur me pasurine e prokurores thuhet se te dhenat e marra nga ILDKP-ja e nxjerrin ‘te paster.

“Prokurorja ka bere deklarim te sakte te pasurisw, nuk e ka fshehur. Nga shqyrtimi rezultoi se kishte burime financiare te ligjshme”, thuhet ne raportin e ILDKP-se.

Por vete KPK-ja ka bere hetimin e saj te thelluar nga ku del se Prokurorja ka disa pasuri problematike si blerja e nje apartamenti ne Tirane prej 90 mije euro dhe shlyerja per vetem 10 vite, 1 apartament dhe 2 garazhe ne Lezhe si dhe 1 makine 19 mije euro te blere me argumentin se i duhej per shkak se ka 3 femije dhe leviz shpesh nga Lezha ne Shkoder.

Prokurorja Besa Nikëhasani

Prokurorja Besa Nikëhasani

Ndersa vete Prokurorja gjate kesaj seance u shpreh se “Per dy garazhe nuk i kam fshehur, por i kam deklaruar në vitin 2009. Vlera 90 mijë euro është për banesën dhe 2 garazhet. Shuma prej 752 mijë lekë është deklaruar vetëm një herë nga unë, është lapsus i ILDKPI”.

Vettingu/ Ja pasuria që deklaroi prokurorja e Apelit Shkodër

Prokurorja Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP. Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Besa Nikëhasani nga viti 2003 deri në vitin 2015. [Kliko këtu për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë që prokurorja Nikëhasani nuk zotëronte pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në vitin 2015 ajo shfaqet me një pasuri familjare prej 18.1 milionë lekë.  Rritja mesatare vjetore e pasurisë familjare të Znj. Nikëhasani llogaritet në 1.5 milionë lekë.

Të ardhura kryesore familjare të krijuara gjatë periudhës deklaruese kanë si burim kryesor pagën e subjektit nga funksioni dhe pagën e bashkëshortit , që zënë respektivisht  51.7 % dhe 27.6 % e të ardhurave totale të familjes Nikëhasani. Një pjesë të rëndësishme tek të ardhurat familjare të subjektit bën pjesë dhe një vendim gjyqësor për shkarkim të padrejtë nga detyra të bashkëshortit ë prokurores, Aleks Nikëhasani, me vlerë 2.1 milionë lekë, si dhe fitimi nga shitblerja e pronave dhe automjeteve.

Bashkëshorti i subjektit ka blerë në vitin 2006 një automjet tip Benz 200 me vlerë 700 mijë lekë, dhe pasi e ka përdorur për katër vite e ka shitur për 800 mijë lekë në vitin 2010.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 12 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, tre deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4 milionë lekësh. Një tjetër flamur i kuq i indetifikuar nga analiza e deklaratave lidhet me mospërputhjen e gjendjes ‘cash’, pasi gjendja e akumuluar nuk përputhet me shtesat dhe pakësimet e deklaruara vit pas viti.

Gjithashtu origjina e asetve nga të cilat Znj. Nikëhasani deklaron fitime nga shitja ose qiradhënja është e paqartë.

Në lidhje me të ardhurat që përfiton nga qiraja e lokalit në Lezhë me vlerë 400 mijë lekë dhe 480 mijë lekë (përkatësisht në vitin 2014 dhe 2015) sipas kontratës dt. 05.03.2014 të objektit me sip 150 m2, zona kadastrale ___ , nuk rezulton që ky objekt me këto të dhëna të jetë deklaruar nga subjekti në deklaratat e pasurisë.

Ne vitin 2010 ka deklaruar shitjen e një toke ne emër te vjehrrës me sip.2040 m2 në shumën 500 000 lekë, të padeklaruar më parë. Nga të dhënat e deklaratës së vitit 2004 ka deklaruar tokë me sip.4500 m2 nga e cila është shitur 3000 m2. Pra sipërfaqja e ngelur është 1500 m2 dhe nuk mund të jetë e njejta tokë që është shitur në vitin 2010.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.