E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spoti TV/ Si po mundohet Rama t’a përvetësojë “suksesin” e BE
Lajme

Spoti TV/ Si po mundohet Rama t’a përvetësojë “suksesin” e BE

Lexo më tej:

Brukseli tha “po”, por nuk ka vend për festë

Por aty ku duket më shumë kjo tentativë është spoti televiziv i prodhuar me këtë rast dhe që vetë kryeministri e shpërndau në Facebook. Burime nga stafi bëjnë të ditur se Rama është marrë personalisht me regjinë e këtij spoti propagandistik. Këtë e tregon qartë edhe futja në të e artistëve të tij të prefeuar dhe miqve të vet si Anri Sala, Ed Hila, apo Liri Begeja. Përpos pamjeve filmike që duket se janë huazuar me shpejtësi nga filmimet për Shqipërinë turistike (ku bien në sy prodhmet e yndyrshme kulinare), aty duket qartë sforcimi për t’a lidhur datën e 17 prillit me sukseset e qeverisjes së Rilindjes.

Së pari njësoj si në fjalime, aty nuk mungojnë referencat patriotike që nga Skënderbeu e deri tek riliindasit e vërtetë duke përsëritur një temë të privilegjuar të Ramës që do të shitet si pasardhësi i tyre.

Së dyti aty zënë një vend të madh kantieret e Rilindjes Urbane që nga Lungomarja e Vlorës, Pazari i Ri në Tiranë, Pazari i vjetër në Korçë, stadium i shumëdiskutuar dhe i pambaruar, dhe disa vepra të tjera të kësaj qeverie. Po ta shikosh me vëmendje spotin, në mënyrë naive mund të ngresh një pyetje: Po kush ka pasur më shumë peshë në rrugën perendimore të Shqipërisë, sheshi para bashkisë së Durrësit, shëtitorja e Belshit, apo pranimi në NATO në 2008 dhe heqja e vizave ne 2009?

Por, këto dy ngjarje as nuk figurojnë në spot, sepse gjatë tyre Edi Rama ishte në opozitë.

Dhe ai, si një regjizor manipulativ është kujdesur personalisht që këtë datë t’a njehsojë vetëm me emrin e tij. Ai ka bërë një goxha punë në filigran që pa u shprehur drejtpërdrejtë, njerëzit ta lidhin këtë sukses e emrin e tij. Që më anë të fjalëve dhe imazheve që duken si të pafajshme, puna e tij të bëhet njësh me 17 prillin. Dhe për këtë përdor një gjuhët të dyfishtë. Shqiptarët duhet t’ia dinë për nder atij pavarësisht se kur gjendet në krah të Mogherinit është politikisht korrekt dhe thotë se kjo është një fitore e të gjithëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.