E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia dridhëruese  për mbijetesë  e Nekiut….
Publik News

Historia dridhëruese për mbijetesë e Nekiut….

Neki Bajraktari doli dje nga shtëpia, puthi dy femijët e tij si zakonisht dhe pasi hodhi në krah kutinë me paketa filloi ditën për të siguruar bukën e përditshme.

Nekiu nuk do të vjedhë, nuk do të vrasë, nuk do të shesë drogë, nuk do të mashtrojë. Nekiu do të jetojë me nder dhe me djersën e tij por dje ai u përball me shtetin. Shteti, i veshur me petkat e policisë bashkiake i kërkoi paketat, i kërkoi bukën e fëmijëve, i kërkoi djersën e ballit. Nekiu refuzoi dhe u ndëshkua rëndë.

U rrah barbarisht sikur të ishte kriminel, sikur të kishte vrarë, sikur të kishte vjedhur, sikur të kishte shpërndarë drogë. Por në vendin tonë nëse bën sa më sipër bëhesh deputet e ministër, bëhesh shok me kryetar bashkish e kryeministra. Kur kërkon të mbijetosh, të ushqesh fëmijët me nder, përballesh me shtetin. Palo shtetin tonë!/#

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.