E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do protestojnë për  kuksianët,  shumë njerëz drejt Shkodrës
Lajme

Do protestojnë për kuksianët, shumë njerëz drejt Shkodrës

Ditën e sotme në Shkodër do të zhvillohet seanca e apelit për 11 qytetart kuksianë të cilët mbahen në burg, që pas protestës në Rrugën e Kombit. Seanca do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës po kjo nuk i ka penguar dhjetra qytetarë kuksianë dhe jo vetëm që të nisen me mjete private dhe të organizuar në drejtim të Shkodrës.

Duhet thënë se ajo që nuk ka munguar në gjithë këto ditë është solidarizimi i qytetarëve për 11 të arrestuarit dhe për kauzën e tyre. Në Tiranë dhe Kukës janë zhvilluar disa protesta ku kërkohej lirimi i tyre. Një mbështetje është dhënë dhe nga ana e opozitës, të cilët në seancën e parë që patën në Tiranë, patën dhe një konfrontim fizik me Policinë.

Po ashtu sot në Shkodër do të jenë të pranishëm dhe 20 këshilltarët e bashkisë së Kukësit, të cilët janë nisur me autobus në drejtim të Shkodrës.

Avokatë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë gjetur disa shkelje nga ana e autoriteteve gjatë arrestimit të tyre, duke filluar nga falsifikimi i orës së arrestimit, apo nga shoqërimi pa njoftuar familjarët në drejtim të Tiranës.

Nëse merren parasysh të gjitha shkeljet e evidentuara, dhe fakti se protesta e tyre është legjitimuar dhe nga pranimi i gabimit nga qeveria, atëherë 11 qytetarët do të duhet të jenë sot pranë familjeve të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.