E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKSIDENTI I ELBASANIT/ Shoferi i pirë  tentoi të kapë gruan, ajo u hodh nga makina
Lajme

AKSIDENTI I ELBASANIT/ Shoferi i pirë tentoi të kapë gruan, ajo u hodh nga makina

Zbardhet rrethanat e aksidentit që ndodhi në Elbasan. Gruaja u hodh nga makina ndërkohë që shoferi ka tentuar ta përdhunojë.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e cila ka publikuar edhe foton e testit të alkoolit i cili ka rezultuar 1.07 mg/l duke thyer çdo rekord.

Ngjarja ndodhi sot në mesditë në autostradën Elbasan-Metalurgji. Shtetësja Shpëtime Tufa 55 vjeçe ka hipur në automjetin tip Passat me targë AA 087 CD  që drejtohej nga Julian hida 45 vjeç i cili duket se ka qenë i dehur dhe i vetëm në automjet. Ndërsa ka marrë autostradën, ai nuk ka ngurruar dhe ka tentuar që të kapë gruan. Por ajo ka refuzuar dhe i ka kërkuar të ndalë makinën. Por ai ka vazhduar ngacmimet. Atëherë ajo ka hapur derën dhe është përplasur në asfalt për të shpëtuar. Ndërsa 45 vjeçari ka vazhduar rrugën duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Gruaja u transportua për në spital ku mori ndihmën e parë dhe më pas u dërgua për në Tiranë për një shrëbim më të specializuar. Mjekët thanë se gjendja e saj është serioze për shkak të politraumës që ka pësuar si pasojë e përplasjes me asfaltin.

Ndërkoh policia arrestoi autorin dhe gjatë kryerjes së testit ka rezultuar një sasi kolosale e alkoolit në gjak 1.07mg/l.

Ndaj tij janë ngritur tashmë disa akuza si aksidentit, largimi nga vendi i ngjarjes, drejtimi i automjetit në gjendje të dehur etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.