E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MAJLINDA BREGU MERR POSTIN E RËNDËSISHËM: SFIDË E VËSHTIRË, FALENDEROJ DITMIRIN
Lajme

MAJLINDA BREGU MERR POSTIN E RËNDËSISHËM: SFIDË E VËSHTIRË, FALENDEROJ DITMIRIN

Majlinda Bregu, ish-deputete e PD

Majlinda Bregu, ish-deputetja e PD zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Lajmin e bën me dije vetë Bregu e cila shkruan me entuziazëm se ajo fitoi garën por fitorja i takon Shqipërisë.

“E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!”, shkruan ish-deputetja e PD, tashmë si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv. Bregu nuk heziton të falenderojë edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.