E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja “dosja e nxehtë” që i përplasi KLSH në Gjykatë me Prokurorinë
Publik News

Ja “dosja e nxehtë” që i përplasi KLSH në Gjykatë me Prokurorinë

KLSH, në bazë të auditit për këtë tender, ka bërë  në datë 10.12.2017 kallëzim penal ndaj pesë anëtarëve të Komisionit të  Vlerësimit të Ofertave pranë  ish  Ministrisë së zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Ata akuzohen për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Raporti i KLSH-së liston me hollësi ato që ai i vlerëson si shkelje  në funksion të favorizimit të njërës prej firmave pjesëmarrëse. Një fakt i çuditshëm është se në vlerësimin përfundimtar katër anëtarë të Komisionit  kanë dhënë vlerësim për të  gjithë zërat që përmban oferta,  dy prej tyre kanë dhënë vlerësime të pjesshme duke lënë pa pikë dy zëra, tre prej anëtarëve nuk kanë bërë bërë vlerësim fare.

A mund të quhet i ligjshëm një vlerësim i tillë? Logjika elementare të thotë jo, përndryshe  komisioni bëhej jo me nëntë por me katër anëtarë”, tha mbrëmë  analisti Preç Zogaj në emisionin “Java”, duke shtuar se “ata që  nuk  donin të jepnin vlerësime duheshin  zëvendësuar për t’i dhënë legjitimitet tenderit”

Kallzimi i KLSH, siç ka ndodhur e ndodhur  disa herë,  është mbyllur nga Prokuroria  e Tiranës.  KLSH është kundërpërgjigjur duke berë ankim në Gjykatën e faktit në Tiranë. KLSH dhe Prokuroria e Tiranës do të përballën për herë të parë në gjykatë për ankadin e Spitallës.  Emisioni “Java”, që ndjek  prej disa muajsh fatin e kallzimeve dhe rekomandimeve të KLSH-së, theksoi mbrëmë se Prokuroria ka pyetur vetëm katër anëtarë të Komiisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ajo që bie në sy nga pyetja e tyre është fakti  i deshmive identike, copy paste, që ata kanë dhënë. Mbi këto dëshmi identike  prokurori i çeshtjes ka mbyllur hetimin.

“As strofat e poemës së mirënjohur të  Naim Frashërit “Bageti e Bujqësi”, katër vetë nuk i thonë dot njëlloj deri edhe me tre pikat e retiçencës, siç  ka ndodhur me dëshmitë e marra nga Prokuroria e Tiranës për ankandin e Spitallës”, tha Zogaj. Gjykata do të shprehet javën e ardhshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.