E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaratat se Shqipëria mund të shohë nga lindja janë gabim, nuk e trembin Gjermaninë dhe BE-në’
Publik News

Deklaratat se Shqipëria mund të shohë nga lindja janë gabim, nuk e trembin Gjermaninë dhe BE-në’

Drejtoresha e DW Adelheid Feilcke
Është gabim t’i bësh presion Gjermanisë dhe BE-së, për ndryshimin e kursit të Shqipërisë. Ne në Gjermani e shohin si një moment të rëndësishëm për hapjen e negociatave dhe nuk është mirë të luhet me këtë proces. Këtë deklaroi dje Drejtoresha e DW Adelheid Feilcke në një lidhje me “360 Gradë” në Ora News duke shtura se Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria mund të shohë nga Lindja, ajo tha se deklarata të tilla janë të gabuara dhe nuk e trembin Gjermaninë dhe BE-në.

Fjalën e fundit e ka zonja Merkel. Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare. Mua personalisht më bëri përshtypje një fjalë identike midis deklaratës së kancelares dhe Krishbaun. Krishbaun tha para vizitës se Ramës në Berlin dhe të njëjtën fjali e thoshte edhe kancelarja Merkel. Reformat nuk i bëni për hatrin tonë por për të mirën e shqiptarëve. Ata flasin në të njëjtën gjuhë, tha  Feilcke

Më bëri përshtypje një tjetër deklaratë nga Berlini më konkrete dhe kritike, ishin ato të ministrit të Shtetit për Evropë, anëtar i Partisë Social-Demokrate. Mik i ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Nuk janë fjalët e Lulzim Bashës të përkthyer në gjermanisht.

Pyetetje nëse është disktuar për  çështjen Tahiri ajo ju përgjigj: Për fat të keq nuk isha në takimin me kancelaren sepse ishte takim konfidencial në Berlin. Por, nga burimet e DW, biseda me kancelaren gjermane ka qenë shumë e hapur. Ndërsa në takimin me deputetët gjermanë është përmendur. Është përmendur edhe në tryezën e rrumbullakët. Ministri i Shtetit për Evropë e ka përmendur këtë çështje dhe ka shprehur shqetësimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.