E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHKARKIMI I HAJDARMATAJT/ Basha kërcënon Arta Markun: Do të mbajë përgjegjësi personale…
Politikë

SHKARKIMI I HAJDARMATAJT/ Basha kërcënon Arta Markun: Do të mbajë përgjegjësi personale…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt.

“Lënia e mandatit ishte pakt mes Tahirit dhe Ramës. Mbrëmë Rama deklaroi urdhrin ndaj prokurorisë se nuk ka prova për të dënuar Tahirin dhe se ka punuar mirë. Sot kamikazja e Ramës njoftoi shkarkimin e Hajdarmatajt. Ai është zëvendësuar nga një tjetër kamikaze të Edi Ramës. Shkarkimi me urdhër direkt të Ramës, vjen pak ditë pas mbërritjes së materialeve hetimore nga Greqia dhe Italia, dhe pak ditë pasi u mor në pyetje shoferi i Tahirit dhe kur do të pyetet ky i fundit. Vjen në momentin që Tahiri është pa mandat dhe mund të arrestohet. Shkarkimi vjen sot kur PD denoncoi mbështetjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, që është dënuar në Itali për trafik droge. U shkarkua Hajdarmataj, pasi po mblidheshin prova të reja për Tahirin dhe Ramën. E arrestojnë për sy e faqe dhe pastaj e shpallin të pafajshëm. Edi Rama po bën gjithçka që të shpëtojë Tahiri. Kjo është arsyeja se përse emërimi i kamikazez së re të Ramës është bërë në shkelje flagrante të ligjit. Ky është një vendim i paligjshëm, Prokurorja e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi personale. Reforma në Drejtësi ka rënë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.