E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë,dy turistë bien në humnerë, njëri shpëton, tjetri …
Lajme

Tiranë,dy turistë bien në humnerë, njëri shpëton, tjetri …

Dy persona pjesë e një grupi turistësh kanë rënë në një humnerë në zonën e njohur si ‘Shpella e Pëllumbasit’ në periferi të Tiranës.

Sipas policisë, njëri nga personat është në gjendje të mirë pasi ka mbetur në grykë të kanionit, ndërsa për personin tjetër po punohet për gjetjen dhe nxjerrjen nga uji.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit  Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.