E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
27 vjeçari vdiq në qelitë e Policisë Korçës, del ekspertiza mjeko-ligjore
Lajme

27 vjeçari vdiq në qelitë e Policisë Korçës, del ekspertiza mjeko-ligjore

Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 27 vjeçarit, Enea Ftoji, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Korçës.

Sipas ekspertizës në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhune fizike. Priten të kryen dy ekzaminime të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Enea Ftoji ndërroi jetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës. Më herët familjarët hodhën akuza ndaj policisë për dhune ndaj të riut.

Dalja e autopsisë hedh poshtë akuzat se mbi 27-vjeçarin është ushtruar dhune.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.