E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj publikon foton kur ishte 4 vjeç me babain te
Politikë

Erion Veliaj publikon foton kur ishte 4 vjeç me babain te

Amfiteatri: Sot rihapet më modern e më i bukur

 

 

Amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës do të hapet sot në mbrëmje përmes një spektakli fantastik e plot surpriza që ka rezervuar Bashkia e Tiranës për qytetarët. Pak orë para përurimit, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar në profilin e tij në twitter një foto të tij në moshën 4-vjeçare ku shfaqet bashkë me të atin pikërisht në Amfiteatrin e Liqenit.

veliaj“Herën e parë tek Amfiteatri i Liqenit kam qenë 4-vjeç me tim atë. Falë punës titanike të @aprtirana, sot rihapet më modern e më i bukur se kurrë. Mos mungo sonte & merr me vete fëmijët. Asnjëherë nuk i dihet se cili prej tyre do të frymëzohet që ta transformojë Tiranën nesër”, shkruan Veliaj në Twitter.

34 vjet më vonë, në detyrën e kryebashkiakut, Veliaj mori përsipër transformimin e tij nga një gërmallë dhe vend depozitimi mbeturinash, në një skenë teatrore në natyrë duke i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm. Prova e parë do të jetë mbrëmja e sotme, ku do të bëhet edhe hapja e tij përmes një feste që do të fillojë nën tingujt e Olen Cesarit.

Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit. Po ashtu, nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Kryeqyteti ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Parkut të Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.