E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet bosi shqiptar që lutej të mos kapej, shkatërrohet rrjeti i kokainës
Lajme

Arrestohet bosi shqiptar që lutej të mos kapej, shkatërrohet rrjeti i kokainës

Shqiptari kishte krijuar një rrjet të gjerë që shpërndante kokainë, heroinë, hashash, si dhe metadon në vendpushimet kryesore turistike të bregdetit në Sardinia, Liguria, Toscana veriore, por edhe Brescia dhe rrethinat e saj.

Policia italiane ka mundur të arrestojë 9 persona, ndërsa kreu i grupit ishte 45 vjeçari shqiptar Viktor Stefanaj, një fermer i padyshimtë në zonë dhe banues prej vitesh në Viddalba, i integruar mirë, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Ai, megjithatë kishte kontakte të ngushta me Shqipërinë nga ku furnizohej me lëndë narkotike, kanalet e të cilës janë ende në hetim.

Sipas “Ansa” furnizimi me drogë bëhej nga Shqipëria, ndërsa pjesë e grupit ishin 32 persona, nëntë prej të cilëve janë arrestuar nga policia dhe pjesa tjetër po ndiqen në gjendje të lirë.

Stefanaj bashkëpunonte ngushtë me dy shtetas italianë, përkatësisht Christian Fresi 34-vjeç dhe Gian Mario Egris, 28 vjeç.

34-vjeçari furnizonte me drogën pjesën bregdetare të Sardinias, por edhe zona të caktuara në Milano. Dy italianët kujdesish për tregjet e drogës si dhe shpërndarësit e besueshëm

34-vjeçari është zhdukur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Operacioni i koduar “Padre nostro”, (Ati ynë), ka çuar në pranga Stefanajn, i cili udhëtonte me një makinë, në bordin e të cilit kishte lëndë narkotike. Operacioni u quajt kështu sepse shqipari lutej të mos zbulohej.

Gjatë arrestimit, është konfiskuar rreth një 1 kg drogë e përzier.

Gjatë hetimeve dyvjeçare, policia thotë se ka dokumentuar rreth 150 shkëmbime mallrash droge me nje vlere miliona euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.