E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Histori “tronditëse” në TV Klan, gazetarit Strakosha i është sëmurë… qeni
Publik News

Histori “tronditëse” në TV Klan, gazetarit Strakosha i është sëmurë… qeni

 I prekur nga dhimbja nuk mban dot lotët

Ne televizionet shqiptare të ndodh përditë të shohësh perla.

Një prej tyre ndodhi pasditen e kësaj të premte në emisionin e Rudina Magjistarit.

Ajo kishte ftuar Bledi Strakoshën, që qau live në emision, se i është sëmurë një qen.

“Ushi bën 15 vite në tetor dhe është në një moment shumë të vështirë të jetës.

Para disa vitesh u diagnostikua me kancer në gji, (qan), ju kërkoj shumë ndjesë, do doja të përmbahesha.

Ushi u diagnostikua nga një veteriner, rastësisht ku e kisha çuar për kujdesin e përmuajshëm të higjenes.

Veterineri zbuloi një gjëndër në gjoksin e saj. Ishte e vështirë për ta operuar sepse nuk do të përballonte narkozën për shkak të moshës dhe mbipeshës.

E operuam në momentin që gjetëm një narkozë që mund ta përballonte, u përmirësua dhe tashmë i është rikthyer sërish.

Unë kam humbur qenin tim të parë dhe e di se çfarë do të thotë.

Qeni im i parë quhej Willi, si një nga qent që kam tani”, tregoi Strakosha i përlotur.

Megjithë respektin për kafshët, por të dalësh në një TV kombëtar e të flasësh për qentë, në një vend që po vdesin njerëzit si qentë, duket paksa si tallje me realitetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.