Hipokrizi europiane ndaj ambasadorit te TRUMP
Hipokrizia europiane ndaj ambasadorit të Trump
E akuzojnë si ndërhyrës në zgjedhjet e vendeve europiane. Por gjejeni se kush e ka bërë më parë këtë.
Martin Schulz, ish-kreu i Social Demokratëve gjermanë, arriti aq larg sa t’a quante ambasadorin amerikan një “oficer të të djathtës ekstreme”.Zëdhënësi i Angela Merkel-it, Steffen Seibert tha se nuk kishte komente për intervistën e ambasadorit Grenell. Dhe, kjo historia se Donald Trump ka një axhendë për të ndërhyrë në zgjedhjet e shteteve europiane, po ndiqet shumë nga ligjbërësit europianë.Por, mos e keqkuptoni: komentet e ambasadorit Grenell nuk linin vend për diplomaci të mirë. Megjithatë, shumë vende, si përshembull: Austria, Polonia, Danimarka dhe Hungaria, janë nën drejtimin e qeverive konservatore, dhe për to, komentet e Grenellit nuk përbëjnë ndonjë gjë shqetësuese. Reagimi vjen nga ata që e mendojnë ngritjen e forcave konservatore si të padëshirueshme.
Së bashku me administratën Trump, e cila portretizohet si një administratë anti-establishment, ambasadori amerikan në Gjermani nuk do të donte që të ngrinte në pushtet konservatorë të establishmentit politik. Inkurajimi i këtyre forcave — si Marine Le Pen, në Francë, dhe Alternative fur Deutschland në Gjermani — me anën e fondeve të Departamentit të Shtetit, do të ishte qesharake.
Por gjëja më e rëndësishme është që kjo nuk është hera e parë që dikush nga SHBA përpiqet të influencojë zgjedhjet nëpër Europë. Në 2016, para referendumit të Brexit, presidenti Obama deklaroi se “nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Europian, nuk besoj se do të kemi një marrëveshje tregtare me Britaninë.” Si për kontrast, kjo deklaratë — që ishte tepër e fortë dhe kërcënuese ndaj lëvizjes për largim — kaloi në qetësi nga njerëzit që po ngrenë zërin ndaj komenteve të ambasadorit Grenell.
Obama, gjithashtu ka thënë se “bota ka nevojë për një Europë të bashkuar” dhe se “Nigel Farage po i jep Donald Trump-it një imazh të gabuar për Europën.” Obama, gjithashtu, shkruajti një artikull për Daily Telegraph se “Bashkimi Europian nuk ia ul influencën Britanisë në arenën ndërkombëtare, ai ja rrit atë. Një Europë e fortë nuk është një kërcënim për lidershipin botëror të Britanisë së Madhe.”
Ambasadori Grenell bëri një postim në profilin e tij në Twitter, ku mbronte komentet e tij dhe thoshte:
“Absurde! I kundërshtoj të gjitha komentet. Mos shpikni fjalë që nuk i kam thënë. Ideja se mbështes ndonjë kandidat ose parti është qesharake. Kam akoma të njëjtin qëndrim me komentet e mia, se po përjetojmë një zgjim ndaj shumicës së heshtur — ata që nuk i pranojnë elitat dhe flluskat e tyre. Të drejtuar nga Trump.”
Analiza i tij është shumë korrekte, një numër i madh forcash konservatore janë në rritje nëpër Europë, që nga partitë e qendrës së djathtë, në partitë euroskeptike dhe në partitë kundër emigrantëve. Kjo gjë e ka bërë edhe grupin euro-parlamentar, EPP (European People’s Party) të anohet edhe më shumë nga krahu i djathë, me kalimin e viteve.
Reagimi i politikanëve europianë ka qenë shumë hipokrit, por Richard Grenell duhet të kuptojë ndryshimin mes të qenurit ambasador dhe të qenurit kontribues për Fox News.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



