E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë dopsjesh të rënda fsheh Adriatik Llalla për Metën, Berishën, Ramën dhe Bashën?
Publik News

Çfarë dopsjesh të rënda fsheh Adriatik Llalla për Metën, Berishën, Ramën dhe Bashën?

 U nis me shumë bujë rihetimi i Adriatik Llallës nga ana e Komisionit të Posaçëm të Apelimit për të rikthyer vettingun për ish kryeprokurorin. Madje e cilësonin thuajse të sigurtë heqjen e të drejtës për të përfituar nga dorëheqja që t’i shmangej vettingut, duke e paralajmëruar se pas vendimit të KPD Llallën e priste burgu. Pasi komisioneri publik apeloi vendimin e KPK-së që ndërpriste procesin e vettingut për Llallën, KPA shqyrtoi çështjen duke vendosur që ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet “sitës” së vettingut. Për pasojë shmangej dhe hetimi pasurisë dhe mënyrës së pasurimit.

Pavarësisht argumentit që përdori komisioneri, sipas të cilit ish-Prokurori i Përgjithshëm me gjithë dorëheqjen nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet, KPA vendosi në favor të Llallës. Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumentoi se dorëheqja e Kryeprokurorit ishte sipas rregullave dhe Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet procesit të Vettingut. Pra i ndërpritet procesi. Duke sjellë në këtë mënyrë dhe moshetimin e pasurisë së Adriatik Llallës, por dhe akuza të tjera që kanë rënduar mbi të. Teksa e ka cilësuar si një sukses të parë të reformës në drejtësi, Sokol Hazizaj avokati i Adriatik Lallës është shprehur se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë lloj hetimi penal.

I pyetur për njw hetim të nisur për Llallën, avokati nuk ka dhënë asnjë detaj. “S’kam informacion ligjor, në këto kushte sa kohë s’kam marrë informacionin e duhur, risqaroj që e drejta proceduriale i imponon organit të më informojë kur është i regjistruar me emër procesi apo procedimi, nuk kam informacion të tillë”, tha ai. Duke nënvizuar faktin se deri më tani nuk ka asnjë hetim, pasi si avokat i ish kryeprokurorit me prokurë duhej të ishte njoftuar për fillimin e një hetimi të tillë. Dhe avokati i Llallës ka paralajmëruar atë që të gjithë i druheshin, shpëtimin e “peshkut të madh” Lalla dhe mbylljes së pritshme të hetimit për të gjitha akuzat që janë te Krimet e Rënda. Pavarësisht se ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar kohë më parë se dhe në rastin e shmangies së Vettingut, askush nuk i pengon hetimet nëse prokurorët apo gjyqtarët kanë abuzuar me ligjin, përfshirë dhe Adriatik Llallën.

Ku pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen e Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Pikërisht këtu e kishte mbështetjen dhe deklarata e ambasadorit të SHBA në Tiranë Donal Lu. Ish kryeprokurori Llalla thuhet se po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale: “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”. Por po hetohet dhe me akuzën e “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Por nga ajo që pamë sot, vendimi i KPA që ndërpret vettingun ndaj Adriatik Llallës, por dhe mbshtetjes së Berisha dhe Meta i kanë dhënë ish kryeprokurorit, pritet që ai të shpëtojë pa u “lagur” nga këto akuza të rënda. Shpëtimi i Llallës bëhet akoma më e sigurtë nga mbështetja e fortë që Edi Rama, kryeministri i vendit përmes instrumenteve të tij i ka dhënë ish kryeprokurorit, duke e garantuar ndoshta dhe mbylljen e hetimeve në ngarkim të tij, që mund të jetë dhe çështje ditësh.

Kur Edi Rama e kishte menduar ta bënte Adriatik Llallën ambasador të Shqipërisë në një vend shumë të fuqishëm evopian, nuk e ka pohuar as mohuar në të gjitha deklarimet e tij publike këtë fakt, atëherë Edi Rama nuk e ka për gjë ta shpëtojë dhe nga hetimi për pastrim parash dhe nga burgu. Përpos shijes së hidhur që mbetet pas me këtë mundësi shpëtimi për Adriatik Llallën, mbetet dhe pytetja: Çfarë dopsjesh të rënda fsheh Adriatik Llalla për Metën, Berishën, Ramën dhe Bashën? Pasi kupola drejtuese e politikës në Shqipëri është vënë në garë për ta shpëtuar, qoftë dhe duke e “mëshiruar” për sëmundjen e epilepsisë që e kap Llallën./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.