E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
 Pas publikimit të faturës së paguar nga produksioni, Almeda Abazi merr vendimin drastik
Publik News

 Pas publikimit të faturës së paguar nga produksioni, Almeda Abazi merr vendimin drastik

Pas publikimit të faturës së paguar nga produksioni, Almeda Abazi merr vendimin drastik

Pas përfundimit të “Dancing with the stars”, Almeda Abazi ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave pas statusit të saj në Instastory, ku shpërtheu kundër produksionit për faktin, se kur kishte bërë check-out nga hoteli, ajo dhe burri i saj Tolgahani ishin detyruar të paguanin shpenzimet ekstra.

Image

Pas kësaj erdhi dhe reagimi i produksionit të DWTS të cilët bënë publike faturat që kanë paguar për Almedën në hotelin ku ajo ka qëndruar, shpenzimet e ushqimit, rrogën e udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri.

Image

Almeda më pas u akuzua për mashtrim dhe madje quhej “e parritur dhe tekanjoze”.

Në videot, që ajo ka publikuar në Instagram tre ditë më parë, ku shfaqej duke kërcyer me Tolgahanin në DWTS, kanë shpërthyer komentet nga ndjekësit dhe ofendimet.

Për këtë arsye sot Almeda ka marrë vendimin drastik dhe i ka bllokuar komentet në videon e saj të fundit, ku shfaqet me Tolgahanin gjatë një seti fotografik.

ImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.