E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Doli për të blerë bukë dhe nuk u kthye më
Lajme

FOTO/ Doli për të blerë bukë dhe nuk u kthye më

Një nënë e re është zhdukur dhe familja ka denoncuar në polici. Sipas inforamcioneve ajo është Sidorela Rama nga Zhupani i Fierit dhe ka dy fëmijë. Sipas denoncimit që është bërë në Policinë e Fierit, familjarët e saj kanë treguar se kur Rama doli nga shtëpia i tha gjyshes së saj se po shkonte të blinte bukë në dyqanin e fshatit.

Sipas denoncimit të bërë nga familjarët, 22 vjeçarja ka pasur me vete edhe një telefon celuar i cili për momentin rezulton i fikur. Edhe pse është tentuar që nga momentet e para të largimit të telefonohej, gruaja e re, nuk është përgjigjur, çka ka ngjallur edhe dyshimet e familjarëve, duke i detyruar këta të fundit të denoncojnë rastin në Policinë e Fierit.

Por dhe pse ka kaluar një ditë, gruaja nuk është kthyer. Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare.

Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.