E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do të presim dhe një mot, që të na çojnë në Bruksel me not…
Publik News

Do të presim dhe një mot, që të na çojnë në Bruksel me not…

Sot Kryeministri ynë tha: “E mbaj mend si sot , kur shkova në Bruksel me not”

Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar ???????? ????????

Për të qeshur e për të qarë! Marrëzia e politikanëve tanë nuk paska të sosur. Nuk di kë të qash më parë… Të qash Ramën që dëgjon vetëm erën e pordhëve të tij nga makina, në zyrë dhe thotë kjo është era që do na çojë në Europë me shumë mundime. Aq shumë është fiksuar me erën e tij sa nuk heziton ta eksportojë edhe në BE. E ka ngritur pordhën në institucion dhe shkollë politike.Të qash pordhac Erionin edhe ky ka krijuar “erën” e tij, i dyti në listë pas Kryepordhacit. Nuk i bën përshtypje asgjë, mjafton që të krijojë brendin e pordhës poshtë shefit… Mender pastaj  lukuni gazrash pasojnë të gjithë mëkëmbësit e Ramës. E kotë të shkruash edhe një rresht më shumë.. Futja një të qeshur me sukseset dhe arritjet , me reformat dhe vettingun…integrimin… pyllëzimin…

Mbajeni mend; Si sot një Mot , Rama do të shkojë në Bruksel me not…  Si sot një mot Shqipëria do të këtë 33 kulla me teatër, një stadium me një kullë.Një showroom  Toyota Yaris. Një bibliotekë me libra të tharë. 45 maune importi bananesh…. Aeroportin e mallrave në Vlorë.Aeroportin turistik në Kukës. Impiantin e pastrimit të ujrave të zeza në Vaqarr. PPP-të në shëndetësi të  Ilir Beqajt, Naftën e Ballshit, Velerën e  Gjushit. ERTV-në bashkë me “televizionet kombëtare”… Gjykatat dhe PREkurorinë  të vetingosura mirë e mirë…  Taksidarët dhe gjobat e makinave, taksën e Rrugës së Kombit, taksën e pronës, 600 mijë pensionistë, dhe 500 mijë fëmijë. Bari do çajë bllokadën… Thanat dhe sallata do importohen  edhe një mot nga Maqedonia. Për çdo hollësi futuni në portalin: www.futjapordhëegrisallatë.gov.al

Shënim shumë i rëndësishëm: Luli i shkretë nuk shet  fare sepse nuk ka pordhë me shitë… Eshtë në kërkim të krijimit të një marke pordhe…. Deri atëherë, njerëz mblidhni mendjen se u asfiksuam mendërisht. Ç’ju duhet këtyre se çfarë po bëjnë me ne, me të ardhmen  tonë. Do të presim  kushedi sa  mote e jo një mot , që të na çojnë në Bruksel me not…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.