Një fëmijë 12-vjeç ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një zetor
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Këmishtaj të Lushnjës.
Një fëmijë 12-vjeç ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një zetor.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga Ervis Hallkanjari, i cili është ndaluar nga policia.
Menjëherë pas aksidentit, fëmija u transportua për në spitalin e Lushnjes, por nga plagët e rënda nuk mundi të mbijetonte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



