E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për Shqipërinë që S’duam…
OP-ED

Për Shqipërinë që S’duam…

Rilindja socialiste di t’i mbajë premtimet! I pari dhe më i realizuari është sllogani i zgjedhjeve: “Për Shqipërinë që duam”
Këtë premtim e mbajtën më së miri!
Ndërtuan Shqipërinë që ata donin.
Shqipërinë e drogës, krimit, korrupsionit!
Shqipërinë e kryeministrit mbret, që shan si rrugaç ordiner!

Shqipërinë e shmangies së institucioneve dhe ngritjes së portalit kryeministror!
Shqipërinë e PPP-ve.
Të koncesioneve.
Shqipërinë e kullave dhe taksave që rriten pa asnjë kriter!

Shqipërinë e vetëvrasjeve me tre plumba.
Shqipërinë e atyre, që para ca vitesh të uronin “Suksese në jetë”, ndërsa sot… të vetëvrasin në garazh me tre, katër apo tetë plumba…
Shqipërinë, që s’ka as opozitë, as Gjykatë Kushtetuese.

Shqipërinë e mediave të kapura e që flasin veç sukseset e qeverisë e ministrave që s’ka bir nëne, bir babe e bir kurve t’i kërcënojë…
Shqipërinë – tepsi kaq të thellë sa timonieri nuk po ia gjen fundin.

Shqipërinë, që intelektualët i ka pothuajse të tredhur e me kordat e zërit të prera.
Shqipërinë e varfërisë që zbythet përditë përballë arrogancës së pushtetit!
Shqipërinë që e do Europën, por që qeveria e lë vite drite larg…

Shqipërinë e arsimit të shkatërruar! Shëndetësisë së shpartalluar!
Shqipërinë që zbrazet përditë nga rinia dhe truri!

Këtë Shqipëri donin ata!
Shqipërinë e zhgënjimit dhe ëndrrave të vrara, ku ata do të ishin mbretër!
Na premtuan të kundërtën, por…
Premtimin për Shqipërinë që donin ata, ATA e mbajtën!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.